EURO 2024 në RTSH Shkodra, Franca dhe sidomos Portugalia, kalojnë me shumë vështirësi
Emocionet e Europianit Gjermani 2024 kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës në ekranin e RTSH Shkodra me emisionin e përnatshëm kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme sportive të kontinentit e më gjërë. Basketbollistja Ingrit Dashja, trajneri Armando Cungu, si dhe të dy të ftuarit e përhershëm, Ardit Mani dhe Edmond Doçi analizuan ndeshjet e ditës së 16-të, ku sidomos ajo Portugali-Slloveni kishte emocione pafund.
Me emisionin Emocionet e Europianit 2024, shikuesit e RTSH Shkodra do të vijojnë të jenë deri me datë 14 korrik kur do të luhet finalja e madhe që do të shpallë ekipin kampion të këtij edicioni.