“Euro 2024” në RTSH Shkodra, Spanjë- Francë gjysmëfinalja e parë, largohen Gjermania dhe Portugalia
Europiani 2024 ka njohur çiftin e parë gjysmëfinal, atë Spanjë-Francë, duke bërë që rivalët e tyre, Gjermania dhe Portugalia ta mbyllin këtu Europianin. Emocionet e këtyre superndeshjve, u përcollën si zakonisht në studion e RTSH Shkodra me të ftuarit, Marinela Matija gazetare sportive, Ilir Kepa ish futbollist, si dhe dy analistët e përhershëm Edmond Doçi dhe Ardit Mani.
Për dy takimet e tjera çerekfinale, Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi, do të diskutohet në emisionin e mbrëmjes menjëherë pas ndeshjes së fundit.