Euro 2024, nis mbarë emisioni ‘Europiani 3D’ në RTSH
Në Radio Televizionin Shqiptar ka startuar emision “Europiani 3D”, i cili i përkushtohet tërësisht ngjarjes më të madhe të botës së futbollit për vitin 2024 që është kampionati Euro 2024 i cili zhvillohet në Gjermani.
Nën moderimin e tre figurave mjaft të njohura të ekranit si Valbona Selimllari, Alban Dudushi dhe Ardit Roshi, “Europiani 3D” solli mbrëmjen e 14 qershorit mjaftë surpriza për teleshikuesit, me të ftuarit të cilët komentuan lojën e dy skuadrave që hapën Evropianin.
Gazetarët në terren sollën për publikun emocionet në fanzone në qytete. Si asnjëherë më parë RTSH përcolli drejtpërsëdrejti nga Gjermania edhe emocionet e natës së parë.
Gazetarja Fabiola Elezaj , solli për publikun momente të spikatura nga ndeshja. Emision “Europiani 3D”, do ju shoqëroj ne RTSH çdo mbrëmje deri më 14 korrik në orën 203:00.