Euro 2024: Një finale për djemtë kuqezi, Shqipëria sfidon sot Kroacinë
Shqipëria do të përballet me Kroacinë sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut në sfidën e dytë të grupit B.
Kjo është një ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, që synojnë një rezultat pozitiv që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. Kjo është ndeshja e parë zyrtare mes dy skuadrave.
Shqipëria bëri një fillim të fuqishëm kundër Italisë në ndeshjen debutuese, duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e EURO, përpara se të humbiste përfundimisht 2-1. Tifozët kuqezi pushtuan Dortmundin në ndeshjen e parë dhe pritet të jenë të shumtë në numër edhe sot në Hamburg.