“Euro 2024” ose turneu 2 miliardë eurosh

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Europian i Gjermanisë, i cili fillon më 14 qershor, do të jetë turneu i parë kontinental që do të thyejë shifrën e të ardhurave prej dy miliardë eurosh.

Në raportin ekonomik të UEFA-s është planifikuar rreth 2,409 miliardë euro të ardhura nga ky event i madh. Në këtë rritje ka ndikuar tej mase zëri i të ardhurave nga të drejtat televizive. Ato të Euro 2021 u shitën për 1.13 miliardë euro ndërsa për edicionin e radhës kjo shifër ka shkuar në 1.44 miliardë euro.

Rritja është gjithashtu e prekshme edhe sa i përket të ardhurave nga shitja e biletave (në Euro 2021 ishin 148.9 milionë euro ndërsa në Euro 2024 kanë arritur në  300 milionë euro).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.