Euro 2024 përcakton skuadra të tjera të kualifikuara

Euro 2024

Euro 2024

Në ndeshjet e luajtura në mbrëmjen e së hënës, vëmendjen e kishte marrë ndeshja Ukrainë-Itali. Në përfundim të së cilës, në grupin C do të përcaktohej skuadra e vendit të dytë e kualifikuar për në Euro 2024.

Por megjithë përpjekjet, në Leverkusen, në përfundim të 90 minutave nuk ka gola dhe fitues në sfidën midis Ukrainës dhe Italisë. Ky barazim i leverdis Italisë që arrin të kualifikohet direkt për në Euro 2024, si skuadër e vendit të dytë, ndërsa Ukraina e vendit të tretë do të luajë në play-off me izraelin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Anglia barazon 1-1 me Maqedoninë e Veriut. Maqedonasit kalojnë të parët në avantazh me anë të Bardhit. Anglia barazon me Kane në 58’. Për Anglinë ky rezultat vlen edhe për vendin e parë në vazot e shortit të grupeve të Euro2024.

Në grupin H, Sllovenia shkon në Euro2024. Pas pas njëzet vjetësh sllovenët rikthehet në finalet e një evropiani dhe këtë e arrijnë në prezencën e presidentit të UEFA-s, Aleksandr Ceferin, i cili ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren e kombit të tij në kërkimin e një rezultati pozitiv kundër Kazakistanit.

Dhe Sllovenia fiton 2-1 ndaj Kazakistanit duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin H me 22 pikë. Vendin e parë e mban Danimarka po me 22 pikë. Në ndeshjen më pak të rëndësishme të këtij raundi të fundit, Finlanda mposht San Marinon 2-1. E befasishme ishte humbja e Danimarkës tashmë të sigurt për vendin e parë dhe kualifikimin. Irlanda e Veriut fiton 2-0 me danezët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.