Euro 2024, Shqipëria barazon me Çekinë në Pragë/ Nedim Bajrami, dhuron spektakël, eurogol në “Fortuna Arena”

ceki shqipri

ceki shqipri

Kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Republikës Çeke, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Një pikë shumë e rëndësishme, që i mban kuqezinjtë në vendin e dytë, në garë për një vend në finalet e kampionatit të ardhshëm europian. Trajneri Silvinjo e nisi lojën me ndryshime në formacion ku ran ë sy lënia në stol e Uzunit dhe aktivizimi I nga minuta e parë e Seferit, ndërkohë që këtë radhë shiritin e kapitenit e ka marrë Gjimshiti. Në sfiden e luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fortuna Arena të Pragës, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa barazuan me shifrat 1-1. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura me raste shënimi nga të dyja ekipet, por pa finalizimin e duhur në portat përkatëse. Sakaq, në fraksionin e dytë të lojës, pikërisht në minutën e 56-, çekët kaluan të parët në epërsi me një gol që në fillim ishte i dyshimtë, por që u konfirmua më pas nga VAR. Goli i barazimit për kuqezinjtë erdhi pikërisht nga numri 10 i Kombëtares, Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar realizoi një super gol në minutën e 66-të me të djathtën nga jashtë zonës, teksa portieri çek nuk mund të bënte asgjë për të shmangur perlën që mban firmën e Nedim Bajramit. Një gol që vlen një pikë dhe lë të hapura llogaritë në grupin E.
Në minutën e 84-të, kuqezinjtë patën një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh falë një kundërsulmi, por, në momentin vendimtar Mirlind Daku gaboi pasimin për te Muja, dy lojtar këto që patën debutimin e tyre të parë me fanellën kuqezi. Një ndeshje kjo, që pati mbështetjen e madhe të tifozërisë kuqezi, mes të cilëve kishte spikatnin edhe tifëzë special nga Shkodra. Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria renditet e dyta në grup me shtatë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë. Të dielën, Kombetarja luan ndeshjen e pestë në grupin E, kundër Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 20:45.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.