Euro 2024- Spanja, leksion Italisë. Ku gabuan të kaltrit? Shqipëria luan të hënën shansin e fundit 

Italia mori humbjen e parë 1-0 ndaj Spanjës në fazën e grupeve të EURO 2024, por për italianët mund të shkonte shumë më keq, pasi La Roja dominoi që në minutën e parë.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk mundi të krijonte shumë në fushën e lojës dhe Spanja mund të kishte shënuar më shumë gola pasi Nico Williams bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe po ashtu Lamine Yamal në të djathtë.

Por disa gjëra shkuan keq për Italinë dhe ka disa arsye për humbjen. I njëjti formacion bëri përshtypje ndaj Shqipërisë – jo vetëm sepse fitoi, por edhe për shkak të vendosjes taktike.

Por Spanja ishte vendosur ndryshe taktikisht në krahasim me Shqipërinë pasi në përgjithësi donte të dominonte topin dhe do të shtynte më lart, siç edhe ndodhi.

Si rezultat, Italia duhej të operonte më thellë dhe të ishte më mbrojtëse. Të luash kundër një linje më të lartë mbrojtëse kërkon lojtarë më të shpejtë dhe lojtarë që mund të mbajnë topin, të kthehen dhe të luajnë. 

Në të njëjtën kohë, prapavija e Alessandro Bastoni dhe Ricardo Calafiori nuk është më e vendosur në mbrojtje edhe nëse ata janë të shkëlqyer kur Italia ka më shumë topin.

Shtrohet pyetja – a gaboi Spalletti duke përdorur të njëjtën 11-she? A mund të kishte një qasje më mbrojtëse, ku dikush si Gianluca Mancini mund të kishte nisur që nga fillimi dhe Italia të kishte vepruar në një bllok më të thellë, duke reduktuar boshllëqet midis vijës së pasme dhe mesfushës?

Giovanni di Lorenzo

Di Lorenzo i Napolit është elefanti në dhomë. Ai pati një paraqitje katastrofike, pasi Williams bëri një shfaqje për t’u mbajtur mend duke bërë që italianët të gabonin shpesh.  

Edhe në rastin e autogolit të Calafiorit, Di Lorenzo bëri një gabim në mbrojtje që çoi spanjollët në avantazh. Një paraqitje e dobët që e lë Italinë me 3 pikë dhe pret ndeshjen me Kroacinë.

Zëvendësime të këqija?

Di Lorenzo bëri një lojë të tmerrshme, por përgjegjësia për të bërë ndryshime, për ta mbrojtur ose për ta hequr atë, ra mbi supet e Spallettit. Por ndryshimet e bëra nuk funksionuan pasi Andrea Cambiasso, i cili hyri në vend të Davide Frattesi për të mbrojtur Di Lorenzon nuk pati ndikim. Spalletti mund të kishte sjellë Matteo Darmian për Di Lorenzo ose për Frattesi për të ofruar mbështetjen e duhur në mbrojtje, ose dikush në formën e Nicolo Fagioli mund të kishte hyrë për Frattesin, pasi lojtari i Juventusit ofron një sulm më të mirë dhe më shumë dinamikë.

Në këtë mënyrë, Spanja merr vendin e parë me 6 pikë e ndjekur nga Italia, Shqipëria dhe Kroacia. Ndërkaq, kuqezinjtë presin Spanjën ditën e hënë në orën 21:00 ku do të luajnë shansin e fundit për kaluar grupin B të Kampionatit Europian për të marrë 3 pikët që na duhen dhe Italian luan me Kroacinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.