Euro 2024: Të tretat më të mira, renditja dhe kriteret
Kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga përfundimi i fazës së grupeve, nisin të përcaktohen skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8-ve të finales së Euro 2024.
Përveç dy të parave të çdo grupi, do të avancojnë edhe 4 skuadrat më të mira të vendit të tretë dhe ditën e sotme renditja është kjo:
Kriteret:
numri më i lartë i pikëve të fituara në fazën e grupeve;
diferenca më e mirë e golave në fazën e grupeve;
numri më i madh i golave të shënuar në fazën e grupeve;
numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve;
sjellja më e mirë e lojës së ndershme në grup (çdo paralajmërim: një pikë; çdo përjashtim për karton të dyfishtë të verdhë ose përjashtim direkt: tre pikë);
pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose barazim nëse përfshihet Gjermania).