“EURO 2025″, Kombëtarja U-21 ruan kreun në Finlandë

u 21

u 21

Pas Kombëtares të të rriturve sot në fushë luan edhe U-21. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi mbylli ditën e djeshme përgatitjet dhe tashmë është gati për betejën ndaj Finlandës U-21 në orën 17:00, ndërsa më 17 tetor, do të luajë ndaj Malit të Zi në “Egnatia Arena” prej orës 14:30.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi janë shortuar në grupin E për Europianin e Sllovakisë dhe pas dy ndeshjeve të para renditen në krye të grupit me 6 pikë. Sa i përket listës, ajo ka pësuar ndryshime, teksa Marçelino Preka i Partizanit është dëmtuar dhe në vendin e tij vjen Elmando Gjini i Xhenoas. Ndërkohë edhe Dion Berisha, që ka qenë pjesë e Kosovës dhe u afrua, nuk do të jetë për shkak të dokumentacionit që nuk është ende gati.

Në vendin e tij vjen Ermir Selimaj. Këto dy ndeshje të radhës janë shumë të rëndësishme për skuadrën e Bushit, pasi në rast rezultatesh pozitive, kuqezinjtë do të konfirmoheshin si kokë grupi dhe si favoritë për të shkuar në Europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.