Euro 2025, Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës dhe Malit të Zi

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II). Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet me datë 8 tetor në Durrës dhe me datë 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës, aty ku më datë 13 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 14 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, më datë 17 tetor.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Presidenti Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll

UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim…

8 hours ago

Ambasada e SHBA: Sistem i ri për takimet për të marrë viza joemigruese dhe emigruese duke filluar nga data 30 maj 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e…

8 hours ago

Eleminimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra – Të ftuarit, kritika kuqebluve për luhatjen mes dy pjesëve

Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, menjëherë…

9 hours ago

Sterkaj takime në Bajzë / Kandidati i PS- së: Kërkoj mbështetjen me votë nga bajzjanët

Bajza ka ditur përherë të jetë pjesë e ndryshimit duke kërkuar investime dhe zhvillim. Edhe…

9 hours ago

Bardh Spahia takime në Dobraç / Kandidati demokrat: Rezultati i zgjedhjeve surprize e bukur për PD

Në Dobraç e zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati për deputet i PD qarku Shkodër,…

9 hours ago

“Shkodra është kantier ndërtimi” – Ky është mesazhi që ka marrë kandidati i PS- së Besmir Lesha nga takimet me banorët

Kanddiati i Partisë Socialiste Besmir Lesha ka vijuar turin e takimeve me banorë në rrugët…

9 hours ago