Euro 2025 për vajza: Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shkodër, pasdite udhëton drejt Oslos

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli paraditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Ekipi i vajzave zhvilloi një seancë të plotë stërvitore në Shkodër, që zgjati rreth 1 orë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe të gjitha vajzat do të jenë të dispozicion të trajnerit Armir Grima për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Edhe futbollistet Eriola Delija dhe Mikaela Metalla që nuk ishin në dispozicion në ndeshjen e parë janë rikuperuar.

Pas përfundimit të stërvitjes, Kombëtarja e vajzave u kthye në hotel dhe pasditen e sotme do të niset drejt Oslos. Takimi i dytë Norvegji – Shqipëri do të luhet nesër në Oslo, në stadiumin “Ullevaal Stadion” në orën 19:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.