“Euro 2025”, Shqipëria humb 5-0 ndeshjen e parë të play-off-it

Shqipëria e vajzave zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”, takim ky i transmetuar në RTSH 2.

Vajzat kuqezi u mposhtën në këtë takim me rezultatin 0-5. Trajneri Grima hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Viona Rexhepi (Gak), Endrina Elezaj, Kristina Hoxhaj, Alma Hilaj, Arbenita Curraj Fortesa Berisha, Armera Tukaj, Gresa Berisha, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Kristina Maksuti.

Maanum kalon në avantazh norvegjezet në minutën e 9-të, ndërsa Bergsvand dyfishon shifrat për Norvegjinë në minutën e 27-të. Kuqezezat provojnë mundësitë e tyre, por mikeshat janë më dominuese dhe bllokojnë rastet. Në minutën e 44-t, Bergsvand realizon edhe golin e tretë për Norvegjinë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-3 për kundërshtaret.

Fraksioni i dytë nis i barabartë për të dyja skuadrat. Norvegjia shënoi golin e katërt në minutën e 62-të me Ada Hegerberg. Kombëtarja e vajzave kreu dy zëvendësimet e para në të 66-ën. Nga loja dolën Kristina Maksuti e Gres Berisha dhe u aktivizuan Florentina Kuqi e Xhesika Ndoj.

Skuadra e Norvegjisë gjeti dhe golin e pestë në minutën e 74-t falë një autogoli nga Kristina Hoxhaj. Shqipëria pati një mundësi të artë shënimi me Fortesa Berishën, por goditja e sulmueses kuqezi përfundoi jashtë. Trajneri Grima kreu dy zëvendësime të tjera në minutën e 90-të. Viona Rexhepi dhe Fortesa Berisha lënë fushën dhe në vend të tyre hyjnë Rajmonda Spahiu dhe Djellza Istrefaj. Në fund ndeshja në “Loro Boriçi” u mbyll 5-0 për Norvegjinë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kundër Norvegjisë të hënën, në stadiumin e Oslos në ora 19:00. Ky takim është i vlefshëm për raundin e parë të play-off-it për Euro ‘Zvicër 2025’.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.