“Euro 2028”, në Angli e Irlandë
Tashmë është zyrtare. Në përfundim të mbledhje së Komitetit Drejtues, në Nyon të Zvicrës, UEFA ka vendosur se ku do të zhvillohen kampionatet evropiane për edicionet 2028 dhe 2032. Organizimi i Kampionatit Evropian 2028, i është besuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Ndërsa Italia së bashku me Turqinë, do të organizojnë Evropianin 2032.
Një ditë shumë e rëndësishme për futbollin e këtyre katër shteteve, të destinuar tashmë të ndryshojnë historinë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian. Organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian parashikon zgjedhjen e 5 stadiumeve për çdo vend pritës. Por ndërsa Turqia i ka gati stadiumet e saj, Italia do të duhet të paraqesë një projekt të besueshëm në Nyon deri në tetor 2026, me mbulim të përshtatshëm ekonomik për ndërtimin dhe rregullimin e objekteve.
Për sa i përket edicionit 2028, qytetet e propozuara janë Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Londër, Mançester dhe Neëcastle. Po në tetor 2026 do të vendosen edhe qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet hapëse dhe finalet e evropianit.
“Urime të gjithë kandidatëve, u bë një punë e madhe dhe nuk ishte e lehtë. Na pëlqeu shumë prezantimi” – ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në fund të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.