EURO “Gjermani 2024” në RTSH Shkodra, kualifikohen Holanda dhe Turqia, çerekfinalet nisin të premten

Holanda dhe Turqia janë dy skuadrat e radhës të kualifikuara duke iu bashkuar skuadrave të tjera të turit çerekfinal të Euro 2024. Surpriza mund të quhet Turqia, e cila eleminoi me shumë meritë Austrinë favorite. Emocionet e këtyre ndeshjeve u përcollën në ekranin e RTSH Shkodra në emisionin e përnatshëm dedikuar këtij eventi, ku mbrëmjen e së martës, krahas dy analistëve të përhershëm Ardit Mani dhe Edmond Doçi, në panel ishin edhe aktorja Rita Gjeka dhe pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Ditmar Jubica, njëherazi edhe specialist gjykimi.
Pas dy ditëve pushim, emocionet e Euro 2024, rikthehen të premten me ndeshjet çerekfinale, mes të cilave spikat, ajo Spanjë-Gjermani.