Lajme

Euro League në RTSH/ Zyrtare, “Final Four” do të zhvillohet në Abu Dabi

Me qëllim për të rritur sa më shumë të ardhurat e një lige emergjente siç është Euro League e basketbollit, drejtuesit e këtij kompeticioni kanë vendosur që të dërgojnë në Abu Dabi finalet e njohura ndryshe si “Final Four”.

Basketbolli europian kërkon që të rritet edhe më shumë si nga ana financiare, por edhe sa i përket famës dhe për këtë motiv katër ekipet më të mira të këtij sezoni do të vendosin se cila do të kurorëzohet kampione pikërisht në Abu Dabi.

Deri më tani nuk janë bërë zyrtare shifrat dhe nuk dihet se për sa sezone do të mbahet “Final Four” në Abu Dabi, por sipas “El Pais” për këtë finale sezoni, Euro League do të përfitojë plot 25 milionë $.

Ndeshjet e Euro League janë një ekskluzivet i Radio Televizonit Shqiptar. Gjysmëfinalet do të luhen më 23 maj, ndërsa dy ditë më vonë do të mbahen dy finalet e tjera, për vendin e tretë dhe të katërt si dhe ajo për vendin e parë dhe të dytë..

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

14 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

14 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

14 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

14 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

14 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

14 hours ago

This website uses cookies.