Kombëtarja U-17 luan nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë kualifikues të Europianit “Shqipëri 2025“. Në stadiumin “Egnatia Arena“, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë përballë përfaqësueses së Ishujve Faroe.
Një barazim dhe një humbje, ky është bilanci i deritanishëm i kuqezinjve të vegjël, që nesër do të luajnë për të marrë një rezultat pozitiv. Takimi është programuar të luhet në ora 13:30. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë tifozët do të kenë mundësi të futen falas në “Egnatia Arena”.
Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër i grupit të 3, Holandë–Kroaci. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit“, që ashtu sikurse “Egnatia Arena“ do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë tifozët.
Këto janë edhe ndeshjet e fundit të këtij grupi që do të luhen në Shqipëri. Të gjitha takimet e këtij raundi janë organizuar nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.
Post – Takimi është programuar të luhet në ora 13:30. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë tifozët do të kenë mundësi të futen falas në “Egnatia Arena”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.