Categories: LajmeSport

EURO U-17 për vajza: Trajneri Kola grumbullon 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 nis të shtunën grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në Shqipëri në datat 20-23-26 shkurt. Shqipëria është shortuar në grupin B6, së bashku me Irlandën dhe Izraelin dhe të treja sfidat e këtij grupi do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’ në formën e një mini-turneu.

Trajneri i skuadrës së vajzave kuqezi, Agustin Kola ka grumbulluar plot 20 futbolliste për këto sfida, me synimin e vetëm për të arritur vendin e parë në grup.

Pjesa më e madhe e vajzave të ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë raund kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar, ndërsa bien në sy edhe disa emra të rinj, të cilat do të grumbullohen për herë të parë me skuadrën. 16 prej futbollisteve aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa 4 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin të shtunën e 17 shkurtit dhe do të kenë në dispozicion tre ditë për takimin e parë kundër Irlandës, që do të luhet më 20 shkurt në stadiumin “Air Albania’”në ora 14:00. Takimi tjetër i Kombëtares shqiptare është planifikuar të luhet më 26 shkurt, po në stadiumin “Air Albania” në ora 14:00 ndaj Izraelit. Sakaq, sfida Irlandë – Izrael do të luhet më 23 shkurt, në stadiumin “Air Albania”, në ora 11:30.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.