EURO U-19 për vajza/ Arlinda Kodra dhe Vesa Paçarizi: Kërkojmë mbështetjen e tifozëve në “Elbasan Arena”

Shqipëria e vajzave U-19 është gati për ndeshjen e parë ndaj Qipros, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Ekipi ka mbyllur përgatitjet dhe sot do të luajë takimin e parë në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 15:30.

Dy futbollistet e ekipit Kombëtar U-19, Arlinda Kodra dhe Vesa Paçarizi kanë dhënë një prononcim për fshf.org. Mesfushoret e Kombëtares U-19 tregojnë se si kanë shkuar përgatitjet dhe kërkojnë mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Elbasan Arena”.

Arlinda Kodra tha se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe shtoi se fokusi është vetëm te ndeshja me Qipron.

“Jemi grumbulluar që ditën e diel. Atmosfera është shumë e mirë, kemi një grup të mirë dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv. Ne po punojmë për të treja ndeshjet, por fillimisht fokusi jonë është te sfida me Qipron. E njohim pasi kemi luajtur dhe kemi fituar, por në futboll nuk ka asnjëherë kundërshtarë të lehtë dhe do ta vlerësojmë maksimalisht”, – shprehet Kodra, e cila tregon dhe synimin në këto sfida kualifikuese.

“Synimi jonë është të ngjitemi në Ligën A, do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresojmë në rezultate pozitive. Mbështetja jonë më e madhe janë tifozët dhe i bëj thirrje të jenë të pranishëm, që të na mbështesin për të arritur rezultate të mira”, – përfundon Arlinda Kodra.

Vesa Paçarizi tha se është shumë e lumtur që është pjesë e Kombëtares U-19 dhe shtoi se objektivi kryesor është arritja e rezultateve pozitive.

“Jam shumë e lumtur që kam marrë ftesën e Kombëtares U-19 dhe pres me padurim të tregojë më të mirën. Ne jemi grumbulluar që të dielën. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, kemi zhvilluar disa seanca stërvitore dhe shpresojmë që të dalim sa më mirë.

Objektivi? Objektivi ynë i parë është që të marrim rezultate pozitive. I bëj thirrje edhe tifozëve që të jenë pranë nesh dhe të na mbështesin”, – tha Vesa Paçarizi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.