EURO U-19 për vajza, mbyllet turneu organizuar në Shqipëri
Është përmbyllur me sukses kampionati europian U-17 për vajza për grupin A7, ku pjesë ishin Serbia,Islanda,Skocia dhe Bjellorusia. Aktiviteti u mirëprit dhe u organizua nga FSHF dhe erdhi për të gjithë teleshikuesit në rrjetin e radio televizionit shqiptar nga data 24 tetor deri më 30. Në grupin A7, Serbia e mbylli në vendin e parë, me dy fitore, ndjekur nga Islanda me 4 pikë, po aq edhe Bjellorusia dhe në fund Skocia e mbylli klasifikimin në kuotën e zero pikëve.
Thuajse një javë në Shqipëri dhe të gjitha futbollistet së bashku me stafet e katr përfaqësueseve janë ndjerë mirë në vendin tonë. Në faqet e Federatës së Serbisë dhe Islandës, është shkruar për këtë aktivitet, duke i bërë jehonë organizimit dhe mikëpritjes.