Euro U19 për femra, Shqipëria triumfon ndaj Moldavisë

Kombëtarja U-19 e vajzave korri suksesin e dytë brenda pak ditësh në ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshe duke mposhtur me rezultatin 3-0 Moldavinë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’. Goli i Stela Vatës, një autogol i Moldavisë dhe një gol i kapitenes Xhesika Ndoj vendosën sfidën, që u dominua thuajse në të 90-të minutat nga Shqipëria.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë e Luçije Gjinit, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të.Pas një aksioni të bukur nga Klesta Ago, topi i goditur u ndal në shtyllë dhe më pas përfitoi Stela Vata për ta dërguar në rrjetë.1-0 për Shqipërinë dhe festë kuqezi në pankinë e tribuna.

Skuadra mban mirë ritmin e lojës dhe nuk humb për asnjë minutë freskinë e dëshirën për të shënuar gola të tjerë. Moldavia shënon autogol, duke i dhuruar një gol të dytë vajzave kuqezi, teksa rezultati i ndeshjes shënon 2-0 për Kombëtaren. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Fraksioni i dytë nis në mënyrë të shkëlqyer për Shqipërinë. Xhesika Ndoj shënon golin e tretë për skuadrën. Një gol fantastik nga distanca, që vjen pas disa pasimeve dhe më pas është kapitenia Ndoj ajo e cila tenton nga larg dhe mposht portieren moldave. 3-0 për Kombëtaren shqiptare.

Takimi u mbyll me këtë rezultat, me kuqezezat që marrin kështu tre pikët e radhës dhe kanë grumbulluar në total 6 pikë po aq sa Bjellorusia e vendit të parë. Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Bjellorusisë të martën e 3 dhjetorit në ora 13:30. Kjo sfidë do të vendosë edhe se cila Kombëtare do të kalojë në Ligën A në raundin e dytë.

Kombëtarja U-19 ka nevojë për tifozët në këtë sfidë dhe për këtë arsye FSHF fton të gjithë shqiptarët të bashkohen së bashku në shkallët e stadiumit ‘Arena Kombëtare’ për të përkrahur skuadrën.

Në takimin tjetër të grupit, që u luajt në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Bjellorusia mposhti Malin e Zi me rezultatin 4-0.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.