Lajme

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 0-5.

Trajnerja Luçije Gjini hodhi në fushë këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Herta Hasaj , Angela Nika, Xhesika Ndoj (C), Klesta Ago, Rosela Vasa, Stiljana Guga, Rigela Hysa, Valerie Adela Qose, Era Methoxha, Stela Vata.

Takimi nuk nisi mirë për përfaqësuesen shqiptare, pasi kundërshtaret kaluan që në minutën e 3-të në avantazh falë një goli të realizuar nga mesfushorja irlandeze Aimee Kerr.  Mikeshat realizojnë edhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34-t me Aime Kerr. Pavarësisht përpjekjeve për të ngushtuar rezultatin, fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 0-2 për irlandezet.

Kundërshtaret shënojnë edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë, duke vulosur rezultatin në 0-5.

Shqipëria e mbylli në vendin e tretë këtë raund të dytë kualifikues të Europianit U-19, me një bilanc prej 1 fitoreje dhe 2 humbjesh. I gjithë raundi i dytë i grupit B4 u zhvillua në Shqipëri dhe u organizua nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n.

Të gjitha ndeshjet u luajtën në stadiumet “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Shtëpia e Futbollit”.

Blerti Delija

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

13 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

18 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

3 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

3 hours ago

This website uses cookies.