EURO “Zvicër 2025”, Shqipëri- Estoni në RTSH

Shqipëria e vajzave është gati për ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Estonisë, e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”. Takimi që do të luhet sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar. Kujtojmë që hyrja për të gjithë tifozët në stadium do të jetë falas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima kreu seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” duke i dhënë fund përgatitjeve për takimin ndaj Estonisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet do të jenë në dispozicion të trajnerit për takimin ndaj Estonisë. Skuadra në seancën e fundit stërvitore ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike.

Ndeshja e dytë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Shqipëri – Estoni do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00. Një ndeshje shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi që do të tentojnë të marrin fitoren e parë në këtë edicion të ri kualifikues, ndërsa hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.