Barcelona ka fituar ndeshjen e fundit te raundit të tretë në Euroligë 86-71 përballë Monacos duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë, me francezët që zbresin në vendin e pestë. Ndeshja ishte e ekuilibruar në pjesën e parë por me skuadrën spanjolle, e cila ishte më agresive dhe fizike.
Trepikëshat e katalanasve bënë që të shkëputeshin dy herë në pjesën e parë por sërish francezët mundën të barazonin. Në fund të periodës së dytë vjen dhe shthurja e Monacos me disa gabime që i dhanë Barcelonës 8 pikë avantazh.
Në pjesën e dytë Monaco përpiqet por Mike James, ylli i skuadrës së Principatës nuk ishte në ditë të mirë duke e mbyllur me vetëm 13 pikë. Për Barcelonën shkëlqeu Kevin Punter me 21 pikë dhe kosha vendimtarë edhe në fundin e ndeshjes.
Në periodën e katërt skuadra spanjolle kaloi deri në 20 pikë avantazh, por më tej frenoi . Monaco nuk mundi dot ta ulte më shumë se 13 pikë e më tej sërish Barcelona e rriti diferencën deri në 19 pikë.
Tre minutat e fundit ishin me një nervozizëm të madh teksa disa herë gjyqtarët kërkuan të konsultoheshin me moviolën në fushë dhe kjo i irritoi tifozët spanjollë. Në fund nuk ka surpriza, Barcelona mundi ta fitonte këtë sfidë e tashme do të udhëtojë drejt Beogradit ku do të luajë përballë kryesuesve Crvena Zvezda që nuk njeh humbje pas 3 javësh.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.