Lajme

Euroliga në RTSH: Baskonia e bukur fiton ndaj Barcelonës

Java e 24-ët nis me nje fitore të bukur të Baskonias përballë Barcelonës 88-86 duke i shtangur katalanasit, të cilët e nisën ndeshjen me 12 pikë avantazh. Për gjatë gjithë pjesës së parë Barcelona mbante bindshëm avantazhin dhe dukej sikur në çdo detaj ishte gjithmonë një hap përpara skuadrës baske.

Në fillim Barcelona ishte e saktë në 6 trepikësha nga 8 tentativa ndërsa Baskonia 0/6. Pikërisht këtu nisi shkëputja katalanase, por Baskonia në fund të periodës së dytë krijon një parcial 10-0 dhe barazon për herë të parë 44-44.

Në fund të pjesës së parë, Pablo Laso, trajneri i Baskonias deklaron se mbrotja e skuadrës është mirë, por nëse sistemojnë edhe qarkullimin e topit në sulm do të jenë mirë. E në fakt kështu ndodh pasi Baskonia nisi të shënojë me disa lojtarë të ndryshëm si Baldëin, forest hoëard e Hall dhe e gjithë pjesa e dytë shkon pikë më pikë me disa ndrsyhime udhëheqjesh për të dy skuadrat.

Në fund Baskonia arrin falë një trepikëshi të Moneke të marrë avantazhin me 4 pikë, ndërsa vetë lojtari do ta mbyllë me 22 pikë. Që prej këtij momenti vetë Baskonia gabon dy herë dhe Barcelona pas rikuperimit të topit shënon e barazon 86-86.

Në kronometër ka vetëm 3,5 sekonda dhe Forest shënon një dypikësh që do të rezultojë dhe koshi i fitores pasi në 0,5 sekonda të fundit Barcelona nuk ja del të gjuajë saktë me Brizuelen dhe kështu fitorja i takon skuadrës baske. Barcelona me këtë humbje bie në vend të 9-të dhe pëson humbjen e dytë rresht, ndërsa Baskonia ngjitet në vend të 15-të.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

4 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

5 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

6 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

6 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

6 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

6 hours ago

This website uses cookies.