Categories: LajmeSport

Euroliga në RTSH: Fenerbahçe e Olympiacos, në gjysmëfinale

Pas Real Madridit dhe Panathinaikosit, tabloja finale e Euroligës 2024 u plotësua me fitoret jashtë fushe të Fenerbahçes dhe Olympiacosit, në ndeshjet vendimtare të play-off-it.

Fenerbahçe bëhet skuadra e parë në historinë e Euroligës moderne që fiton një ndeshje të pestë jashtë fushe. Turqit mundën Monacon në shtëpi me rezultat 79-80 pas kohës shtesë, falë trepikëshit vendimtare të Nick Calathes.

Basketboll i vërtetë, ajo çfarë pamë në ndeshjen mes Monaco dhe Fenerbahçes, ndeshja 5 e çerekfinales së Euroligës. 40 minutat nuk mjaftuan për të vendosur fituesin, koha shtesë ishte vendimtare dhe dy trepikëshat e Calathes i dhanë fitoren Fenerbahçes, e cila mund të festojë kalimin në Final Four. Mbrëmje historike sepse për herë të parë në Euroligë një skuadër fiton ndeshjen e 5 jashtë, pas 19 fitoreve radhazi të vendasve.

Është nata e goditjeve të jashtme. Në fushën e Barcelonës kalon edhe Olympiacos(BARCELONA-OLYMPIACOS 59-63) dhe fluturon drejt Berlinit, me një periodë vendimtare të katërt, pas një ndeshjeje shumë të vështirë nga të dyja palët. Pesë pikë radhazi nga McKissic, një treshe nga Papanikolau dhe katalanasit u vendosën në konfuzion të plotë, duke humbur topa në mënyrë të përsëritur dhe duke mos gjetur më veprime. +8 bëhet kështu një fjali, nga e cila skuadra e Grimaut nuk arrin ta rikuperojë, me gjithë një naivitet të grekëve, me faulle mjaft banale, të cilat i lejojnë vendasit të shkojnë -3, por pa arritur të gjejnë përmbysjen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

20 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

21 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

21 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

21 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

21 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

21 hours ago