Euroliga në RTSH: Monaco fiton bindshëm dhe rimerr kreun

Euroliga në RTSH

Euroliga nisi javën e 18-të me një fitore bindëse të Monaco-s ndaj Efes me rezultatin 94-75 . Francezët e nisën mirë menjëherë duke qenë tejet korrekt në taktikat që i kishte caktuar trajneri Spanulis e sidomos në mbrojtje pasi e detyruan Efes të shënonte vetëm 4 pikë në 4 minutat e para dhe e përfunduan periodën e parë me vetëm 13 pikë, ndërsa Monaco 22 pikë.

Perioda e dytë ishte edhe më e mirë për francezët pasi shënuan 27 pikë kundrejt 21 pikëve të turqve. Sa më shumë kalonin minutat aq më tepër shihej ngërçi në sulm i Efes dhe nervozizmi ku dhe morën dy faulla teknikë.

Në periodën e tretë kur dhe pritej reagimi nga Efes, arritën nga 19 pikë diferencë ta ulnin në 10 pikë. Por kjo nuk do të zgjaste shumë sepse me trepikëshat e Strazel dhe Mike James si dhe me koshat e qendrave Moteijunas e Papajanis, Monaco e riktheu avantazhin komod në periodën e katërt, herë me 18 pikë e herë me 20 pikë.

Trajneri Mijatovic i provoi të gjithë lojtarët e tij të cilët nuk mundën ta ndryshonin rrjedhën e lojës siç kërkoi ai. Në pushim të ndeshjes deklaroi se duhej të ndryshonte sjellja, por sot ishte një ditë për tu harruar për Efes.

Në krahun tjetër për Monacon ka ndryshuar totalisht mentaliteti me ardhjen e trajnerit Vasilis Spanulis së pari tek Mike James. Monaco merr për momentin vendin e parë në renditje me 12 fitore dhe 6 humbje dhe pret për të mësuar nëse do qëndrojë në krye çfarë do të bëjnë Parisi, Bajern dhe Olimpiakos.

Ndërkohë që Efes me këtë humbje zbret në vend të 8 dhe javën e ardhshme ka derbin e Stambollit me Fenerbahcen në javën e 19-të të Euroligës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.