Euroliga në RTSH: Monako bën ligjin në Barcelonë

Euroliga e koshit kontinental të meshkujve ka mbyllur të premten ndeshjet e javës së 27-të të saj, duke vijuar të jetë e pranishme në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Teksa transmetuesi publik ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport sfidën më të spikatur të së enjtes n ëmbrëmjes, atë midis Realit të Madridit dhe Panathinaikosit, ku grekët kanë dhuruar një të papritur të këndshme, duke fituar 97-86, të premten ka ardhur një tjetër sfidë interesante, atë midis Barcelonës dhe Monakos.

Kjo sfidë, e luajtur në Katalonjë, vuri përballë vendasit, që vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në renditje, me francezët, që mbanin vendin e 5-të dhe dhuroi përmbysje të pabesueshme në çdo 10-minutësh loje. Kështu, ai i pari ka folur për Barcelonën, që e ka fituar atë me shifrat 21-12, por ai i dyti ka patur një tablo diametralisht të kundërt, pasi katalanët gabojnë shumë dhe shënojnë vetëm 14 pikë, përkundër 21 pikëve të miqve, por shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me vetëm dy pikë epërsi, me shifrat 35-33.

Ndryshe nga ç’pritej, është Monako që ka dalë një tjetër skuadër nga dhomat e zhveshjeve, duke e fituar 10-minutëshin e 3-të, 27-16, dhe është ajo që kryeson pas një gjysmë ore lojë, 60-51. Por përtej një 10-minutëshit të 4-t dhe të fundit të karakterizuar nga gabimet e shumta nga të dyja skuadrat, Monako e ruan qetësinë dhe e fiton këtë fraksion loje, 17-16 dhe gjithë ndeshjen 77-67. Me takimet e zhvilluar të premten janë mbyllur edhe ndeshjet e javës së 27-të të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit për meshkuj.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.