Categories: LajmeSport

Euroliga në RTSH: Monako bën ligjin në Barcelonë

Euroliga e koshit kontinental të meshkujve ka mbyllur të premten ndeshjet e javës së 27-të të saj, duke vijuar të jetë e pranishme në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Teksa transmetuesi publik ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport sfidën më të spikatur të së enjtes n ëmbrëmjes, atë midis Realit të Madridit dhe Panathinaikosit, ku grekët kanë dhuruar një të papritur të këndshme, duke fituar 97-86, të premten ka ardhur një tjetër sfidë interesante, atë midis Barcelonës dhe Monakos.

Kjo sfidë, e luajtur në Katalonjë, vuri përballë vendasit, që vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në renditje, me francezët, që mbanin vendin e 5-të dhe dhuroi përmbysje të pabesueshme në çdo 10-minutësh loje. Kështu, ai i pari ka folur për Barcelonën, që e ka fituar atë me shifrat 21-12, por ai i dyti ka patur një tablo diametralisht të kundërt, pasi katalanët gabojnë shumë dhe shënojnë vetëm 14 pikë, përkundër 21 pikëve të miqve, por shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me vetëm dy pikë epërsi, me shifrat 35-33.

Ndryshe nga ç’pritej, është Monako që ka dalë një tjetër skuadër nga dhomat e zhveshjeve, duke e fituar 10-minutëshin e 3-të, 27-16, dhe është ajo që kryeson pas një gjysmë ore lojë, 60-51. Por përtej një 10-minutëshit të 4-t dhe të fundit të karakterizuar nga gabimet e shumta nga të dyja skuadrat, Monako e ruan qetësinë dhe e fiton këtë fraksion loje, 17-16 dhe gjithë ndeshjen 77-67. Me takimet e zhvilluar të premten janë mbyllur edhe ndeshjet e javës së 27-të të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit për meshkuj.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Spiropali vizitë zyrtare në Shkup, pritet nga Gashi dhe Ali Ahmeti

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali po zhvillon këtë të hënë (23…

2 mins ago

Manastirliu: Programi i gjuhës së shenjave për herë të parë në Universitetin e Tiranës

 Për herë të parë këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e…

2 hours ago

Denaj: Financim fermerëve 15 milionë lekë për serrat e perimeve nga Skema e Investimeve

Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024, adreson mbështetje financiare për fermerët në ndërtimin e…

2 hours ago

Ekuinoksi i vjeshtës/ Lamtumirë verë! Çfarë duhet të dini për ekuinoksin

Zyrtarisht i japim lamtumirë verës pasi ekuinoksi vjeshtor do të ndodhë  në hemisferën veriore, ku…

2 hours ago

Formula 1, Norris fiton Çmimin e Madh të Singaporit

U nis nga “Pole Position” dhe nuk e lëshoi vendin e parë deri në përfundimin…

2 hours ago

Media franceze “OK Voyage”: 10 vendet që duhen parë patjetër në Shqipëri!

"Një xhevahir i vërtetë i Ballkanit, Shqipëria po del gradualisht në peizazhin turistik evropian”, kështu e…

2 hours ago

This website uses cookies.