Euroliga në RTSH, Olimpiakos fiton në Mynih
Basketbolli i madh evropian vijon në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që ka siguruar të drejtat ekskluzive për 3 sezone të Euroligës së koshit për meshkuj. Dhe sportdashësit shqiptarë kanë patur mundësi të shijojnë të 3-tën e 4 sfidave më të spikatura të kësaj jave, teksa pas duelit Reali i Madridit-Makabi i Tel Avivit të martën dhe Zalgiris-Anadollu Efes të mërkurën, të enjten, duke nisur nga ora 20:30, ka ardhur një tjetër sfidë interesante, e vlefshme për javën e 25-të, ajo midis Bajernit të Mynihut.
Kjo sfidë, që erdhi drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, ka parë skuadrën mike të bëjë një 10-minutësh të parë më të mirë, duke e fituar atë me shifrat 18-14. Por skuadra vendase ka reaguar në atë të dytin, duke e fituar të 24-17 dhe duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 3 pikë epërsi, 38-35. Por reagimi i Olimpiakosit do të vijë në 10-minutëshin e 3-të, të cilin e ka fituar 19-13 dhe grekët përmbysin gjithçka dhe marrin kryesimin me 3 pikë, 51-54, pas një gjysmë ore lojë.
Edhe pse 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka qenë i barazpeshuar, Olimpiakosi e ka fituar atë 22-11 dhe gjithë ndeshjen 76-72. Ndërkaq, të premten, duke nisur nga ora 20:00 vjen një tjetër superduel, ai që do të zhvillohet në Beograd, midis Cërvena Zvezdës dhe Barcelonës.