Euroliga në RTSH: Panathinaikos kualifikohet në finale

Panathinaikos është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Euroligës në basketboll për meshkuj.
Grekët kanë dominuar gjysmëfinalen përballë Fenerbahces, duke fituar me rezultatin 73-57. Pjesa e parë e sfidës që u transmetua drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar ka qenë e luftuar. Por në pjesën e dytë Panathinaikos arrin të shkëputet dhe të fitojë bindshëm të gjithë takimin.
Finalistja tjetër do të jetë fituesja e sfidës Real Madrid-Olimpiacos, që do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.