Euroliga në RTSH: Panathinaikos, në frymën e fundit

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga, është ka vijuar të premten në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që ka sjellë një tjetër sfidë të spikatur të javës së 32-të të sezonit të rregullt të saj. Ndeshje e zhvilluar në Bolonjë, në Itali, ka parë skuadrën e Panathinaikosit ta sfidojë mbështetjen e tifozerisë vendase, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 12 pikë epërsi, 28-16. Por skuadra vendase do të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, që duhet thënë se ka qenë mjaft i luftuar dhe, për rrjedhojë, është mbyllur në barazpeshë të plotë, 23-23.

Sidoqoftë, është skuadra greke që ka shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 12 pikë epërsi, me shifrat 51-39. Është një tjetër tablo pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa skuadra vendase e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 20-14, por Panathinaikosi mbetet në kryesim të rezultatit pas një gjysmë ore lojë me 6 pikë epërsi, 65-59.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë një tjetër fraksion loje të luftuar dhe, ndonëse Virtus Bolonja e ka fituar atë të lojës, 20-16, është skuadra greke që e ka fituar gjithë ndeshjen 81-79, por vetëm falë një koshi në skajet e kohës të Kendrit Nanit, që e mban skuadrën e Panathinaikosit në vendin e 3-të të renditjes, teksa kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit për meshkuj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.