Euroliga në RTSH: Parisi, i pandalshëm

Parisi, i pandalshëm

Parisi arriti fitoren e 10 radhazi duke ruajtur vendin e parë në renditje, teksa në ndeshjen e javës së 14-të mundi Olimpiakos në Pire me rezultatin 90-96. Ishte një takim ku që në minutat e para e gjeti skuadrën franceze në avantazh dhe bindëse në sulm. Çdo aksion përfundonte në pak sekonda dhe më së shumti me depërtime.

Kjo e vuri në vështirësi Olimpiakosin që shfaqi lodhje dhe aplikoi lojë më të ngadaltë. Perioda e parë përfundoi e barabartë 21-21, më tej Parisi shpëtheu në periodën e dytë duke shënuar 49 pikë pas 20 minutash. Olimpiakos tentoi të rikuperojë në periodën e tretë, por diferenca për francezët shkon me dy shifra.

Në periodën e katërt duket sikur Olimpiakos nuk ka më shpresë pasi rezultati shënon 60-80 për Parisin. Pikërisht këtu nis një parcial me 7 interceptime rresht dhe me 22 pikë nga Olimpiakos pa pësuar asnjë.

Si rrjedhojë nga -20 pikë, Olimpiakos kalon në avantazh 82-80. Në 3 minutat e fundit zhvillohet beteja e vërtetë. Por detajet e vogla dhe specifikisht 2 gabime për Olimpiakos vulosin fitoren e francezëve.

Një top i pazotëruar në tabelë dhe në fund një top që i rrëshket nga duart Fornier ku Hifi i Parisit e shënon për tri pikë dhe vjen fitorja për debutuesit e Euroligës. Me këtë sukses Parisi qëndron për të tretën javë në vend të parë ndërsa Olimpiakos zbret në vend të tretë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.