Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Euroliga në RTSH

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i Beogradit ka fituar ndaj Parisit 92-86 në një betejë të madhe në kryeqytetin serb. Fillimi ishte më i mirë për francezët në këtë transfertë ku menjëherë nisën të shënonin nga jashtë zone me disa trepikësha që e çuan avantazhin edhe me dy shifra.

Perioda e parë është e veçantë, Parisi shënon 34 pikë në 10 minuta me saktësi të madhe në gjuajtje. Avantazhi i francezëve do të zgjaste 15 minuta pasi më tej nis Partizani të shënojë rresht trepikëshat duke marrë udhëheqjen e takimit e madje duke e mbyllur pjesën e parë me 54 pikë në shënim dhe me 5 pikë avantazh.

Në periodën e tretë, Parisi hyn ndryshe në lojë, trajneri brazilian Tiago Spliter i kërkon të tijëve agresivitet dhe kështu ndodh. Shtohen faullat dhe Parisi arrin të barazojë e madje dhe të kalojë në avantazh por me vetëm 2 pikë. Menjëherë nis Partizani të rikuperojë me Jones dhe Lundberg në fillim të periodës së katërt.

Trepikëshat e Pokusevskit si dhe loja e mirë në mbrotje e Lakic bën që Partizani të shkojë deri në 9 pikë avantazh dhe të mos e humbas udhëheqjen e takimit deri në fund. E veçanta e kësaj ndeshje janë trepikëshat pasi në pjesën e parë, Partizani arrin deri në 72% saktësi, ndërsa Parisi me 63 % .

Për Parisin dallohet Shorts me 19 pikë ndërsa Partizani ka 5 lojtarë me dy shifra në shënim. Me këtë fitore Partizani qëndron në vend të 11 në pritje të ndeshjeve në dy ditët e ardhshme pasi mund të ngjitet deri në vend të 8-të, ndërsa Parisi nga vendi i 3-të zbret në vend të 7-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.