Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe në ndalesën e parë në RTSH Sport e vlefshme për javën e 27-të ishte “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona, e cila perfundoi me fitoren e Los Blancos 96-91 në kryeqytetin spanjoll.
Një ndeshje e cila pritej me shumë interes prej ditësh në Spanjë dhe në sallë të pranishëm për ta ndjekur ndër shumë tifozë ishin edhe Mbappe, Modric, Vinicius, Bellingham dhe Florentino Perez.
Ndeshja nisi me avantazhin e Barcelonës teksa arriti deri në 8 pikë, por pak nga pak, Reali nisi të futet në lojë e megjithatë pjesa e parë mbyllet 40-43 për katalanasit. Chus Mateo, trajneri i Realit do deklaronte se skuadra nuk ka hyrë ende në ritëm dhe në fakt në periodën e tretë gjithçka ndryshoi me trepikëshat që erdhën rresht për vendasit me anë të Hezonja, Musa dhe Abalde.
Në periodën e tretë Real Madrid bëri kthesën duke shënuar 30 pikë në 10 minuta e megjithatë Barcelona nuk e humbi hapin. Perioda e katërt, tejet e ekuilibruar dhe arrin deri në 30 sekondat e fundit me 3 pikë diferencë.
Një top i diskutueshëm i fituar nga madrilenët e më pas një faull teknik për trajnerin e Barcelonës bënë që diferenca të arrinte në kuota që katalanasit nuk e kthenin dot më. Si rrjedhojë mbyllet me fitoren e vendasve duke e mundur Barcelonën të dy herët që janë përballur këtë sezon në Euroligë. Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në vend të 10, ndërsa Barcelona zbret në vend të 11-të.
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
This website uses cookies.