Euroliga në RTSH: Real Madrid mposht Bayern-in

Real Madrid mpos

Real Madrid është skuadra e fundit që kualifikohet në play-off teksa ka mundur Bayern 93-71. Ndeshja nisi menjëherë me spanjollët nën kontroll pasi në pak minuta arritën në avantazh me dy shifra. Byern, për surprizën e të gjithëve paraqitet pa lojtarin e tyre më të mirë Carsen Edwards, i cili pati dëmtim në stërvitj.

Kjo ndikoi menjëherë dhe në periodën e dytë u duk se Real Madrid e mbylli disktutimin për fitoren pasi preku deri në 19 pikë avantazh me një super Mario Hezonja dhe trepikëshat e tij. Pjesa e parë përfundon 52-33 dhe në intervistën e pushimit të ndeshjes, trajneri bavarez Gordon Gerbert shprehet: Ata janë agresori dhe ne viktima. Ne jemi skuadër pasive pranon trajneri finlandez dhe spanjollët na e sulmojnë zonën sa herë duan”.

Në pjesën e dytë ka pak për të ndryshuar, shkëlqen Xhanan Musa dhe si skuadër në fund do të arrijnë të shënojne 15 trepikësha , 5 lojtarë shënojnë me dy shifra dhe përqindjet e realizimit janë me 60% si për 2 ashtu edhe për 3 pikë.

Gjithçka foli për krahun spanjoll në këtë sfidë duke mos i dhënë asnjë mundësi Bayernit që me këtë humbje eliminohet por duke lënë një shije shumë të mirë për sezonin europian që sapo u mbyll për ta, për nivelin e lojës për garën dhe për rezultatet që përfituan.

Ndërkohë për Realin gjithçka tani nis nga zero pasi përballë në playoff do të kenë Olimipiakosin, nr 1 në renditje dhe ndeshjet nisin të mërkurën për ta me takimin e parë në Pire. Javën e ardhshme nis faza e playoffit dhe çdo mbrëmje do të jetë ndeshja më e fortë në trasmetim në RTSH Sport.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.