Sport

Euroliga në RTSH: Zalgiris eliminon Partizanin e Beogradit

Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej pas sezonit të rregullt. Edhe pse mbetet edhe një javë, Partizani nuk mund të kualifikohet më as në fazën play in apo më tej në play off apo final four. Kjo sepse distanca me të gjitha skuadrat lart është me dy fitore më tepër dhe mbetet edhe një javë për tu mbyllur sezoni i rregullt.

Nga ana tjetër, kjo fitore për Zalgiris nuk ndryshon asgjë pasi tashmë lituanezët janë të eliminuar por ishte një dhuratë për tifozët të cilët këtë sezon në 17 ndeshje në shtëpi blenë çdo biletë në një sallë prej 15 mijë vendesh në të gjitha javët e Euroligës.

Ndeshja nisi me shumë ekuilibër por Zalgiris ishte më i saktë në fillim e megjithatë avantazhi më i thellë arriti në 6 pikë. Me një parcial 14-0, Partizani i Beogradit e kaloi nga -6 në +8 rezultatin në periodën e dytë. Nis të funksionojë kombinimi mes Carlic Jones dhe Brandon Davis dhe Partizani fiton një farë sigurie duke e mbyllur pjesën e parë 35-40.

Sapo nisi perioda e tretë, Partizani kalon nje black out ku në 5 minuta nuk shënon asnjë pikë. Zalgiris shënon 8 pikë rresht dhe merr avantazhin, por nuk shënon aq sa të vrasë ndeshjen. Perioda e tretë ka mbrotje shumë të ashpër dhe Partizani arrin të shënojë vetëm 9 pikë, por nuk bën më mirë Zalgiris me 14 pikë në këto 10 minuta.

Perioda e katërt është e gjitha në ekulibër me disa herë ndryshime udhëheqjesh ku duhet pritur fundi që gjithçka të zgjidhet në sekondat përfundimtare. Partizani e ka të vështirë të shënojë me Carlick Jones që humbet dy herë topin ndërsa Zalgiris shënon me Smailagic dhe Franciscon për të siguruar këtë fitore me 4 pikë diferencë.

Me këtë humbje Partizani zbret në vend të 12 dhe sezoni mbyllet këtu, ndërkohë që Zalgiris në vendin e 13 dhe gjithashtu nuk ka më ka mundësi për kualifikim.

Blerti Delija

Recent Posts

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s, ja vendimet që u morën

Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…

25 minutes ago

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…

28 minutes ago

Rekord i ri, 40 mijë tifozë në ndeshjen e UEFA Youth League

Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…

16 hours ago

Sulmohen postat elektronike të disa prokurorëve, SPAK nis hetimin: Sistemi mbetet i pacenuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…

16 hours ago

Hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit/ Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…

16 hours ago

Programi i Zhvillimit Profesional, Manastirliu: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike

Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga…

16 hours ago

This website uses cookies.