Euroliga, spektakël në ekranin e RTSH-së

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të meshkujve, Euroliga, por vjen në Radio-Televizionin Shqiptar për të gjithë sportdashësit e basketbollit në vend ofron këtë javë 4 sfida dhe e para ka qenë ajo midis Realit të Madridit dhe Makabit të Tel Avivit. Siç dihet tashmë, transmetuesi publik ka siguruar të drejtat ekskluzive për 3 sezone të koshit kontinental të meshkujve dhe sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shijojnë 4 prej sfidave më të spikatura këtë javë. Gjithçka ka nisur të martën në mbrëmje, me një përballje spektakolare, siç ishte ajo midis Realit të Madridit dhe Makabit të Tel Avivit, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Kjo përballje, e vlefshme për javën e 24-t të sezonit të rregullt të Euroligës, pa gjiganden spanjolle, kampione në fuqi të kësaj veprimtarie, të vendoste që në fillim autoritetin, duke e fituar thellë 10-minutëshin e parë 29-18. Edhe pse janë izraelitët që e kanë fituar atë të dytin 27-23, janë spanjollë që kanë shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 7 pikë epërsi, 52-35.

Me daljen nga dhomat e zhveshjeve, dy skuadrat kanë dhuruar një 10-minutësh të 3-të të luftuar, ku miqtë kanë arritur ta ngushtojnë deri në një pikë hendekun e pikëve, por spanjollët kanë reaguar dhe ky fraksion loje është mbyllur në barazpeshë të plotë, 28-28, duke e mbajtur Realin në epërsi me 7 pikë pas një gjysmëore lojë, 80-73.

Por, përtej faktit që izraelitët e fitojnë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 28-26 dhe çasteve nervoze deri në fundi, Reali i Madridit ia del ta mbrojë fitoren me shifrat 106-101 ndaj Makabit të Tel Avivit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.