Europa League, Lazio-Porto drejtpërdrejt në RTSH

Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Europa League, sfida Lazio-Porto do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 në orën 21:00.
Lacio e Marco Baronit nuk ka frikë nga rivalët në Europa League dhe dëshiron të vazhdojë rrugën e saj perfekt këtë sezon. Pas tre fitoreve, me nëntë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar, të cilat vlejnë vendin e parë në formatin e ri të grupit të vetëm, bardhekaltërit janë gati të përballen me Porton në Olimpico, me të njëjtin përqendrim dhe ambicie.
Pas tre ndeshjeve të luajtura në fazën e grupeve Porto ka grumbulluar 4 pikë dhe qëndron në vendin e 16-të në renditje, por pavarësisht renditjes, portugezët kanë treguar se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar.