Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për raundin e 7-të të Europa League dhe që u transmetua në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Një pjesë e parë e mirë e vendasve që u instaluan në portën e kundërshtarit. Në minutën e 23’ Garrnacho dha sinjalin e parë për Manchester United, por tentativa e argjentinasit u ndal nga mbrojtja e Rangers. Në këtë moment, nën harkun e një goditje nga këndi, De Ligt kaloi në avnatazh Djajtë, por goli u pa nga dhoma e sistemit VAR dhe mori konfirmimin se ky realizim nuk vlen.

Një tjetër moment për t’u përmendur ishte dhe rasti i Diallos në të 36-tën, ku sulmuesi përballë portierit nuk u tregua i saktë. Në krahun tjetër, Rangers u mjaftua me një goditje të sulmuesit Igamane  që fillimisht u ndal nga Lisandro Martinez dhe më pas nga portieri Bajindir.

Edhe pjesa e dytë nisi me marsh të lartë për vendasit që kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Tentativa e Bruno Fernandes u devijua nga mbrojtja, dhe nga goditja e këndit, pikërisht në minutën e 52’, portieri Butland shkaktoi autogol pas harkimit të Eriksen. Manchester United mund të kishte dyfishuar rezultatin në të 61-tën, me Garrnachon, por tentativa e argjentinasit përfundoi në shtyllë.

Nedim Bajrami, mesfushori i cili e nisi nga minuta e parë takimin u zëvendësua 20 minuta nga përfundimi i takimit. Rangers u përpoq të barazonte dhe ia doli. Në minutën e 88’ Dessers barazoi për Rangers.  Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin, pasi Bruno Fernandes në minutën e 93’ shënoi golin e fitores.

Fitorja e katërt radhazi në Europa League për Manchester United që me këtë sukses shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e katërt dhe Rangers mbetet në vendin e 13-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.