Lajme

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni të Europa League. Play-Off-et e fazës eliminatore janë risi në formatin e ri të kompeticionit.

Goglat kanë dhuruar disa përballje interesante ku spikat sfida Porto-Roma. Një tjetër përballje interesante është edhe ajo mes Fenerbahçes së Murinjos dhe Anderlehtit.

Ajaksi do të luajë kundër Union SG, ndërkohë që AZ Alkmaar do të përballet me turqit e Gallatasarajit. Twente-Bodo Glimt, Midtjylland-Sociedad, Paok-Steaua e Bukureshtit dhe Ferencvaros-Plzen janë ndeshjet e tjera të Play Off-it të Europa League.

Ndërsa tetë skuadrat e para në fazën e ligës janë kualifikuar automatikisht për në raundin e 1/8-ve të finales, skuadrat që u renditën nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë në  fazën me eliminim. Skuadrat do të luajnë dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje në Play Off për të siguruar një vend mes 16 më të mirave të turneut.

Ndeshjet e para të Play Off-it do të luhen në datën 13 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 20 shkurt. Shorti i 1/8-ve të finales, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve do të hidhet më 21 shkurt. Kujtojmë që finalja e Europa League do të luhet në 21 maj në Bilbao.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

1 day ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

1 day ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

1 day ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

1 day ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

1 day ago