Europa League në RTSH/ Roma mund Bilbaon në frymën e fundit, Lacio dhe Frankfurt shkëlqejnë në transfertë

Liga e Europës ka dhuruar emocione dhe spektakël në takimet e para të fazës së 1/8-ave. Në duelin e “Olimpico”-s, i cili erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH 1 HD, Roma e Ranieri përmbysi Atletik Bilbaon duke e mundur 2-1. Golit të Injaki Uilliams iu kundërpërgjigjën Angelino dhe Shomurodov.
Një fitore të madhe arriti të merrte edhe Lacio, e cila me nëntë lojtarë mundi 2-1 Viktoria Pëlzenin në transfertë. Romanjoli shënoi golin e parë të ndeshjes në të 18’ më pas vendasit barazuan me anë të Durosinmi (53’). Rovela dhe Gigot braktisën shokët e skuadrës duke u skuqur respektivisht në të 77’ dhe 93’ ndërkohë që Isaksen i dhuroi fitoren ekipit roman duke shënuar golin e fitores në minutën e tetë të shtesës.
Fitore me peshë mori edhe Ajntrakti i Frankfurtit në Amsterdam. Ajaksi gjeti avantazhit falë Brobej (10’), por Larson (27’) dhe Skhiri (70’) i lejuan ekipit të Topmëler që të largohet nga “Johan Cruijff Arena” me një fitore, e cila ka shijen e kualifikimit.