Europa League, Porto-Roma në RTSH

Europa League, Porto

Sot luhen ndeshjet e para të Play Off-it të Europa League dhe sfida më interesante e mbrëmjes, përballja Porto-Roma, do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Porto është në një krizë rezultatesh në Portugali, por ka treguar se gjithmonë jep më të mirën në arenën ndërkombëtare. Roma kërkon që të vazhdojë ecurinë e mirë të viteve të fundit në Europë, duke synuar një vend mes 16 më të mirave të turneut.

Vetëm një fitore në vitin 2025, ajo në Europa League kundër Maçabi Tel Aviv dhe një sezon praktikisht i kompromentuar. Porto arrin në ndeshjen ndaj Romës në një moment shumë delikat, por gara kontinentale, mund të japë motive të ndryshme.

Për këtë arsye, skuadrës së Claudio Ranierit do t’i ndalohet nënvlerësimi i një kundërshtari që është i treti në kampionat, tetë pikë prapa liderit Sporting dhe që është eliminuar nga të dyja kupat e Portugalisë.

Formacionet e mundshme:

PORTO (3-5-2) Diogo Costa; Pedro, Perez, Djalo; Joao Mario, Moura, Varela, Eustaquio, Mora; Pepe, Omorodion. Trajner. Anselmi

Roma (3-5-2): Svilar; Mancini, Hummels, Ndicka; Saelemaekers, Koné, Paredes, Pellegrini, Angelino; Dybala, Dovbyk. Trajner. Ranieri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.