Europa League, sfidat e para çerekfinale
Pas Champions-it, Europa League rikthehet gjithashtu për ndeshjet e para çerekfinale dhe pikërisht në Europën e vogël, futbolli italian kërkon që skuadrat të ecin përpara në mënyrë që të arrijnë mundësinë e kualifikimit të pesë skuadrave në Champions sezonin e ardhshëm.
Milan dhe Roma do të përballen në “San Siro” në një sfidë që nga njëra anë do të garantojë një skuadër italiane në gjysmëfinale. Dy skuadra në formë të shkëlqyer dhe që marrin moral dhe frymëzim nga kampionati. Nëse nga njëra anë Pioli duket se e ka rigjetur sërish skuadrën e tij, aq sa mund të konkurrojë vërtet për rikonfirmim pas muajsh në ekuilibër, puna e De Rossi-t në kryeqytet është e jashtëzakonshme me tifozët verdhekuq që kanë harruar një benjamin si Jose Mourinho.
Atalanta është thirrur për një sukses të madh në fushën e Liverpool-it. Një sfidë magjepsëse aq edhe e vështirë, Liverpool-i i Klopp-it, përveçse në garë për në Premier League, është edhe një nga favoritët, për të fituar Europa League. Dy takimet e tjera janë Bayer Leverkusen-West Ham dhe Benfica-Marseille.
Të katërta takimet do të luhen në orën 21:00.