Shorti i një të tetave të Europa League ka shmangur përplasjen e gjigantëve evropianë Milan e Liverpool, të cilat do të luajnë me skuadrat e Pragës. Roma luan me Brighton, Leverkusen kundër Karabagut.
Shorti i një të tetave të Europa League i hedhur sot në mesditë në Nion të Zvicrës ka shmangur një përlasje gjigantësh midis Milanit e Liverpoolit dhe iu ka rezervuar të dyjave udhëtimin në Pragë për t’u ndeshur me dy skuadrat e kryeqytetit çek. Liverpool, fitues tri herë i trofeut, do të ndeshet me Spartën në Pragë më 7 mars, ndërsa kthimi do të jetë më 14 mars.
Milan, të cilit i mungon vetëm ky trofe në muzeun e klubit, si një skuadrat e zbritura pas eliminimit në Champions League, do ta luajë në shtëpi ndeshjen e parë, kundër Slavias së Pragës. Bayer Leverkusen, kryesues i shkëputur i Bundesligës dhe gjithashtu pretendent për trofeun e dytë në histori, do të udhëtojë drejt Azerbaxhanit për t’u ndeshur me Karabagun që eliminoi Bragën e Portugalisë.
Në letër, çifti më interesant ndoshta është ai midis Romës e Brightonit të drejtuar nga italiani De Zerbi, por edhe Olimpik Marsejë-Vilareal dhe Sporting i Lisbonës-Atalanta. Interesant është edhe çifti Freiburg-Ëest Ham, dy skuadra që ishin në të njëjtin grup, fituar nga skuadra angleze, dhe tani shorti i vë sërish përballë, pasi Fraiburgu luajti në raundin e kaluar dhe eliminoi Lens të Francës.
SHORTI
Sparta Praha vs Liverpool
Marseille vs Villarreal
Roma vs Brighton
Benfica vs Rangers
Freiburg vs West Ham
Sporting CP vs Atalanta
AC Milan vs Slavia Praha
Qarabağ vs Leverkusen
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.