European Master Athletics në Shkodër, Bektashi: Atletë mbi 35 vjeç nga e gjithë bota konkurojnë në disa disiplina

Për katër ditë me radhë stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës do të jetë arena e Kampionatit Ndërkombëtar të atletikës për kategorinë e moshës mbi 35 vjeç. Presidenti i Presidenti i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, Rudin Bektashi, shprehet i kënaqur për pjesëmarrjen e atletëve nga e gjithë bota, ndërsa komplimenton kushtet e stadiumit “Loro Boriçi” si dhe mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
Mes një pjesëmarrje prej 500 atletësh nga shtete të ndryshmë të botës, Bektashi veçon edhe ato të Shqipërisë, dhe sidomos emrat e veteranëve shkodranë shumë të spikatur në vite, Isak Bala, Bledar Mesi, si dhe Florjan Bala.
Sipas programit, aktiviteti në fjalë nis paraditen e së enjtes datë 23 dhe vazhdon deri me datën 26 Maj 2024.