Europian U-17 “Shqipëri 2025”/ Hidhet shorti për raundin e dytë të kualifikueseve

Europian U-17

Në selinë e UEFA-s u hodh shorti për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Në këtë fazë, 28 skuadrat që kaluan me sukses raundin e parë të kualifikueseve mësuan kundërshtarët e tyre.

Raundi i dytë përbëhet nga 7 grupe me nga katër skuadra secila. Grupi A1: Itali, Kroaci, Ukrainë, Sllovaki. Grupi A2: Spanjë, Austri, Gjermani, Norvegji. Grupi A3: Francë, Greqi, Danimarkë, Finlandë. Grupi A4: Portugali, Serbi, Holandë, Hungari. Grupi A5: Çeki, Zvicër, Turqi, Suedi. Grupi A6: Belgjikë, Poloni, Islandë, Irlandë. Grupi A7: Angli, Irlandë e Veriut, Slloveni, Izrael.

Shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkohen Shqipërisë në fazën finale të Kampionatit Europian U-17, që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në datat 19 maj – 1 qershor 2025.

Ndërkohë, Shqipëria U-17 ka njohur edhe kundërshtarët e saj për raundin e dytë të kualifikueseve. Kuqezinjtë janë pozicionuar në Grupin B6, së bashku me Uellsin dhe Azerbajxhanin. Ndeshjet e Grupit B6 do të zhvillohen në vendin tonë në datat 19, 22 dhe 25 mars 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.