“Europiani 3D”, Selimllari, Dudushi dhe Roshi zbulojnë detaje nga emisioni më i ri në RTSH1 HD

E premtja e 14 qershorit do të “mbërthejë” para ekranit të RTSH 1HD të gjithë dashamirësit e sportit, pasi starton emisioni më i ri “Europiani 3D”.

Tre moderatorët e këtij emisioni, Ardit Roshi, Valbona Selimllari dhe Alban Dudushi ishin sot (7 qershor) të ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”.

Selimllari deklaroi se në momentin që mësoi se një prej bashkëmoderatorët do të ishte Dudushi, e ka pranuar menjëherë ftesën për të moderuar “Europiani 3D”.

“Të jem e sinqertë kur më thanë në fillim e kam merakun se nuk jam e update-uar me futbollin., E pëlqej, bëj tifozë për Kombëtaren. Kur thashë me kë? Me Alban Dudushin! Thashë, në rregull!”, tha Selimllari.

Moderatorët nuk kanë zbuluar shumë nga emisioni më i ri në RTSH1, por siguruar se do të ketë mjaft surpriza.

Do jetë produksion i radio televizionit publik që s’ka qenë ndonjëherë në këto përmasa, ekipi që është angazhuar, programacioni, uebi, informacioni, redaksia, etj,.

Do ja vlejë ta ndjekim këtu, sepse do ketë shumë surpriza”, tha Dudushi. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.