Europiani i minifutbollit, Shqipëria mundet nga Ukraina
Shqipëria e minifutbollit luajti sot ndeshjen e dytë në “Socca EuroCup” ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan Sejko u mundën me rezultatin mimimal 1-0. Në pjesën e parë Shqipëria pati disa mundësi të mira por pa mundur të shënojë.
Në fraksionin e dytë, Ukraina realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 32-të me Burliai. Në fund sfida përfundoi 1-0 për ekipin e Ukrainës. Shqipëria e minifutbollit e nisi rrugëtimin në “Socca EuroCup” me ndeshjen ndaj Francës, ku kuqezinjtë barazuan 0-0 dhe morën një pikë.
Të premten Shqipëria e minifutbollit do të zhvillojë dy takime, fillimisht në 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 ndaj Serbisë.