Lajme

Europiani U-17/ Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në grupe, Shqipëria debuton me Portugalinë në “Arenën Kombëtare”

Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor.

Shqipëria është pjesë e Grupit A, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Pjesë e Grupit B janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian është Shqipëri – Portugali, e cila do të luhet më 19 maj në “Arenën Kombëtare”, në orën 18:00. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

Ndeshjet e para të Grupit B do të zhvillohen më 20 maj. Anglia do të përballet me Belgjikën në “Egnatia Arena”, në orën 18:00, ndërsa Itali – Çeki do të luhet në “Niko Dovana”, në orën 20:30.

Takimet e dyta të Grupit A do të luhen më 22 maj, ndërsa ato të Grupit B më 23 maj. Ndeshjet e fundit të Grupit A janë programuar më 25 maj, ndërsa sfidat e fundit të Grupit B do të zhvillohen më 26 maj.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Gjermanisë më 22 maj, në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të jetë ajo ndaj Francës, më 25 maj, po në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

Më poshtë kalendari i plotë i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

Grupi A

Shqipëri – Portugali “Arena Kombëtare”, 19.05.2025 18:00

Gjermani – Francë “Elbasan Arena”, 19.05.2025 20:30

Grupi B

Angli – Belgjikë “Egnatia Arena”, 20.05.2025 18:00

Itali – Çeki “Niko Dovana”, 20.05.2025 20:30

Grupi A

Shqipëri – Gjermani “Elbasan Arena”, 22.05.2025 18:00

Francë – Portugali “Arena Kombëtare”, 22.05.2025 20:30

Grupi B

Belgjikë – Çeki “Niko Dovana”, 23.05.2025 18:00

Itali – Angli “Egnatia Arena”, 23.05.2025 20:30

Grupi A

Francë – Shqipëri “Elbasan Arena”, 25.05.2025 20:30

Portugali – Gjermani “Arena Kombëtare”, 25.05.2025 20:30

Grupi B

Çeki – Angli “Egnatia Arena”, 26.05.2025 20:30

Belgjikë – Itali “Niko Dovana”, 26.05.2025 20:30

Blerti Delija

Recent Posts

Superkompiuteri i jep 4% shpresë Realit për tu kualifikuar, Arsenal, Barcelona dhe Inter pretendentet për të fituar kompeticionin

Nëntëdhjetë minutat e para të dy çerekfinaleve të para të Champions-it kanë ndryshuar shumë parashikimet…

14 minutes ago

Abissnet Superiore / Vllaznia-Dinamo në RTSH Shkodra, 5 ndeshje në të njëjtin orar në RTSH, kanalet ku transmetohen

Kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit Abissnet Superiore dhe lufta në të…

18 minutes ago

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

5 hours ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

5 hours ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

5 hours ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

5 hours ago